fbpx

Kaci, maestro i flokëve që e ka ndryshuar lojën në biznes

nga Revista Kosovarja

Në botën e bukurisë dhe stilit, ku kreativiteti dhe përkushtimi janë çelësi i suksesit, një emër vazhdon të shkëlqej më fort se kurrë: Kaci.

Hair artisti i talentuar është kthyer në një fenomen të vërtetë në fushën e parukerisë, duke vendosur standarde të reja dhe frymëzuar breza profesionistësh.

I njohur për stilimet unike, guximin për të eksperimentuar dhe aftësinë për të kthyer çdo ide në art, Kaci është shumë më tepër se një frizer — ai është një maestro i flokëve.

Punën e tij nuk e karakterizon vetëm perfeksioni teknik, por edhe pasioni i thellë për të sjellë diçka të re e të freskët në industrinë e bukurisë. Kaci ka krijuar një stil të tijin, të identifikueshëm dhe të admiruar, duke vendosur një standard të ri për atë çfarë quhet sot art i flokëve.

Nuk janë të paktë ata frizerë dhe stilistë të rinj që e marrin Kacin si shembull dhe udhërrëfyes në rrugëtimin e tyre profesional.

Në çdo event të rëndësishëm të modës, në pasarela, apo edhe në rrjetet sociale, emri i Kacit lakohet gjithnjë e më shumë si një prej emrave që po udhëheq transformimin e industrisë së hair styling në rajon.



Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]