fbpx

Kadaresë i jipet lamtumira e fundit/ Krerët shtetërorë nisen drejt Tiranës

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është nisur drejt Tiranës, ku do të marrë pjesë në homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare.

Në ceremoninë mortore do të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, shkruan Indeksonline.

Pjesëmarrës në varrim do të jenë edhe deputetë të Kuvendit, përfshirë dhe kryetarin Glauk Konjufca.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, nesër, më 3 korrik, do të bëjë homazhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës, që organizohen në Tiranë në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kadare vdiq mëngjesin e 1 korrikut në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, në moshën 88-vjeçare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]