Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kadri Kryeziu: Kurti mund të zgjidhet kryeministër, por s’ka të drejtë të garojë për deputet

nga Revista Kosovarja

Ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar mbrëmë nuk e pengon Albin Kurti, që të zgjidhet kryeministër.

Mbi artikull

Ai në Klan Kosova, ka thënë se kjo pikë për Kurtin dhe të tjerët, vlen vetëm për Kuvendin e Kosovës.

“Kurti nuk ka të drejtë që të garojë për deputet dhe të marrë pozitë në Kuvend të Kosovës. Ai mund të zgjidhet Kryeministër nëse partia vendos që ta nominojë pa e futur në listë zgjedhore”, është shprehur Kryeziu.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.