Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe mundësi edhe për intervale kohore me diell gjatë mesditës dhe pasdite vende-vende.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore të shkurtra me diell dhe vranësira.

Ditëve të ardhshme priten ngritje graduale të temperaturave për shkak të erërave jugperëndimore. Mjegulla dhe vranësirat e ulëta do të shpërndahen gradualisht. Do të mbesin vetëm gjatë netëve dhe mëngjeseve në disa rajone.

Të premten do të vazhdojë të jetë ngrohtë për këtë periudhë kohore, por do të ketë shtim të madh të vranësirave të cilat do të sjellin edhe reshje shiu.

Moneytizer Paragrafi 4

Për fundjavë na pret mot i vranët me reshje të dendura shiu dhe bore. Këto reshje do të na i sjellë cikloni i pozicionuar shumë mirë me qendër në Italinë jugore. Varësisht nga temperaturat dhe pozita gjeografike priten reshje të dendura shiu, shqote dhe bore./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]