Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kadri Veseli:Të lejohen fluturimet në Aeroportin e Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, thotë se moslejimi i fluturimeve nga aeroporti i Prishtinës, është absurd dhe shqetësues.

Mbi artikull

Përmes një shkrimi në Facebook, Veseli thotë se diaspora vjen nga vendet që e kanë menaxhuar mirë pandeminë dhe se ata nuk mund të vuajnë nga paaftësia e menaxhimit të pandemisë si dhe ‘nuk janë fajtorët për këtë’.

Shkrimi i plotë i Veselit në FB:

Moslejimi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës sa është absurd, është po aq edhe shqetësues për diasporën tonë, por edhe për të gjithë ne.

Moneytizer Paragrafi 4

Masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore duhet të respektohen, por edhe nevoja e bashkëatdhetarëve tanë që të vizitojnë vendin e tyre duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet e as nuk bën të cenohet nga asnjëri prej nesh.

U bëj thirrje autoriteteve vendimmarrëse që menjëherë të reflektojnë, t’i krijojnë kushtet që diaspora jonë të gëzojnë të drejtën e ardhjes në Kosovë përmes linjave ajrore. Ata vijnë nga vende që e menaxhojnë mirë pandeminë.

Diaspora nuk mund të vuajnë nga paaftësia e menaxhimit të pandemisë, ata nuk janë fajtorët për këtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]