Aktori Barış Arduç ka vendosur të ndryshojë pamjen e tij. Ai ka postuar së fundmi në Instagram dy foto me pamjen e re, ku shfaqet me flokët e gjatë kaçurrela.
Gjatë karantinës aktori nuk ka mundur të presë flokët dhe ka mbajtur këtë pamje.
Arduç i publikoi fotot në Instagram duke përshëndetur fansat, por bllokoi komentet. Megjithatë fotot thyen rrjetin pasi brenda 1 dite arritën të mblidhnin gati 800 mijë pëlqime.
Kështu postimi i ri i aktorit është ndër më të pëlqyerit në llogarinë e tij në Instagram.