fbpx

Kadrijaj: Veç me e propozu Albulena Haxhiun për çmim Nobel për dështime

nga Revista Kosovarja

Shefja e grupit parlamentar të AAK’së, Time Kadrijaj, është deklaruar pas dështimit të seancës konstituive.

Ajo ka thënë se s’ka mbetur tjetër veç të propozohet për çmim Nobel kandidaten e LVV’së për kryekuvendare, Albulena Haxhiun, për, siç tha ajo, dështime të njëpasnjëshme, shkruan Insajderi.

“Po përsëritet skenari i njëjtë. Ishte një kërkesë e kryesuesit të Kuvendit që seancat të mbahen çdo javë. Normal që u refuzua nga të gjitha partitë opozitare, për shkak se është shkelje e Kushtetutës. Andaj ne nuk e pranuam.

Veç me e propozu për çmim Nobel Albulena Haxhiun edhe pse është për të arriturat ky çmim, me e propozu për çmim Nobel për dështimet e njëpasnjëshme nëpër seanca”, deklaroi Kadrijaj.

Deputetja e AAK’së po ashtu foli edhe për ankesën e AAK’së në Kushtetuese lidhur me votimin e fshehtë, ku bëri të ditur se janë në përpilim të komenteve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]