fbpx

Kajtazi: Mijëra njerëz në Kosovë punojnë për BIA-n serbe

nga Revista Kosovarja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se ka mijëra njerëz që punojnë për BIA-n në Kosovë.

Në lidhje me këtë, Kajtazi u shpreh se në këtë shifër përfshihen edhe shqiptarë, përcjell Klankosova.tv.

“BIA është Shërbimi Sekret i Serbisë, është institucion tepër i fuqishëm, me ndikim, me përvojë, më shtritje gjithandej, përfshirë Kosovën”.

“Të dhënat e ndryshme prej njerëzve që e njohin këtë punë, flasin për mijëra njerëz që punojnë për BIA-n në Kosovë, mijëra, përfshirë edhe shqiptarë”, u shpreh tutje Kajtazi.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]