143
Këngëtarja e njohur e dasmave, Kaltrina Selimi, ka publikuar një fotografi të re ku shfaqet e veshur me një fustan të mbushur me gurë të shkëlqyeshëm, duke konfirmuar stilin e saj glamuroz.
Me këtë paraqitje, Kaltrina ka nisur sezonin veror të dasmave, ku është e angazhuar vazhdimisht me performanca në mbrëmje festive dhe evente të ndryshme.
Ajo mbetet një nga emrat më të kërkuar të skenës muzikore për dasma dhe ahengje, duke e kombinuar zërin e saj të veçantë me një pamje elegante që nuk kalon pa u vënë re.
