fbpx

“Kam futur varësen e vajzës së Arjolës në gojë…”, ish-banori zbulon detaje që kamerat e Big Brother nuk i kishin kapur

nga Revista Kosovarja

Ish banori i Big Brother VIP, Meridian Ramçaj ka zbuluar disa detaje të cilat nuk ishin vënë re nga kamerat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ramçaj zbuloi se në natën kur u fut ai në shtëpinë e Big Brother VIP, kishte pasur një varëse të vajës së Arjolës në gojë të cilën produksioni nuk kishte arritur t’ia dallonte.

“Natën që u futa, unë kam rrezikuar shumë. Një natë para se të futem në shtëpinë e Big Brother VIP, takova gocën e Arjolës dhe ajo më dha një varëse të saj, ku më pas kur unë u hyra në BB e futa nën gjuhë dhe ia dorëzova Arjolës”, tha Ramçaj derisa po fliste për raportin e tij me Arjolën pasi kjo e fundit kishte thënë që Meridiani nuk i ishte afruar.

Gjithashtu në fillim të spektaklit Meridiani kritikoi edhe produksionin për mos kujdesin ndaj të ftuarve të cilët i kanë dhënë informacione Donaldit sa herë janë futur në shtëpinë e Big Brother VIP.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]