“Squid Game” është një serial që mori vëmendje të madhe sapo u lançua në kinema dhe sigurisht feedback-u ishte ashtu siç pritej.
Shumë audiencë, shumë publikime, por pas tyre qëndronte një punë dhe një stres i jashtëzakonshëm nga krijuesi i “Sqid Game”. Hwang Dong-hyuk, ka deklaruar se nga stresi i realizimit të projektit ka humbur 9 dhëmbë.
Seriali që ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm kur debutoi për herë të parë në vitin 2021, dhe tani pritet që në dhjetor të këtij viti 2024 të dalë sezoni i dytë.
Fillimisht, ai nuk ka dashur që të bëjë një sezon të dytë, por ideja që të fitonte para i ndryshoi mendjen.
“Ndonëse, seria e parë ishte sukses, nuk kam fituar shumë. Kështu bërja e sezonit të dytë, do të kompensojë për suksesin e sezonit të parë”, deklaroi Dong-hyuk.
“Dhe nuk e kam përfunduar plotësisht historinë”, shtoi ai.