Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mbi 2 mijë persona evakuohen në Gjermani pas përhapjes së zjarrit në pyje

nga Revista Kosovarja

Më shumë se 2 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Gjermaninë perëndimore, pasi një zjarr i madh në zonën pranë kufirit me Belgjikën u përhap në drejtim të një fshati.

Mbi artikull

Autoritetet lokale u kërkuan banorëve të fshatit Gey të largoheshin nga shtëpitë rreth orës 04:00 të mëngjesit. Për ta është ngritur një qendër emergjence në një shkollë fillore në një fshat aty pranë.

Banorëve iu kërkua të merrnin me vete vetëm gjërat e domosdoshme, dokumentet e identifikimit dhe ilaçet e nevojshme.

Një prej banorëve, Leo Braun, tha se kishte marrë një njoftim në telefon për t’u larguar menjëherë, shkruan Reuters,transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ne mblodhëm gjërat tona, të cilat i kishim përgatitur më herët, dhe më pas u larguam”, tha ai.

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se po informohej vazhdimisht për zhvillimet, ndërsa policia federale dhe ushtria gjermane po ofrojnë ndihmë, aty ku është e mundur.

Autoritetet po vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të garantuar sigurinë e banorëve në zonat e rrezikuara.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]