fbpx

Kamarieri largon dhunshëm nga lokali vajzën e komuniteti RAE, Pecit nuk i bën përshtypje

nga Revista Kosovarja

Përderisa i pari i Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci po shijonte kafen dhe bisedën me një mik në njërën nga lokalet e vendit, diçka e pahijshme ndodhi.

Në një video të publikuar në rrjetin social TikTok, shihet se një vajzë e vogël e komunitetit RAE, po qëndronte tek tavolina e ministrit Peci dhe shokit të tij.

Siç duket qartë, asnjëri nga ta nuk po i kushtonte vëmendje vajzës.

Por, një veprim i ulët erdhi nga kamarieri i kafenesë. Ai kapi vajzën me dhunë në krah dhe e largoi nga kafeneja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]