fbpx

Kanceri i gjirit nuk kursen as Dukeshën e York- ut

nga Revista Kosovarja

Sëmundja e kancerit po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë vitet e fundit, për arsye të ndryshme. Akoma më të shumta janë rastet e grave të cilat vuajnë nga kanceri i gjirit dhe një ndër shkaqet kryesore janë neglizhimet e ekzaminimeve të rregullta.

Kjo sëmundje nuk kurseu as Sara Ferguston, Dukeshën 63- vjeçare të York- ut e cila u diagnostikua kohët e fundit me kancer gjiri në fazë të hershme.

Dukesha i është nënshtruar një operacioni të cilin e zbuloi vetë ajo, në një podcast duke i bërë thirrje të gjithave që t’i nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme dhe të mos neglizhojnë simptomat.

Zëdhënësi i saj, ka treguar më pas se operacioni ka shkuar mirë dhe se Dukeshë Sarah tashmë është larguar nga spitali dhe do të marrë trajtimet e nevojshme në shtëpi në Windsor, Berkshire, pranë familjarëve të saj dhe njerëzve të dashur.

Dukesha e York-ut donte ta bënte të ditur historinë e saj për një arsye shumë specifike, të ftonte të gjitha gratë të merrnin masa për parandalimin e këtij kanceri dhe për të treguar rëndësinë e ekzaminimit të rregullt.

Në podcastin Tea Talks, Dukesha e mbylli fjalën e saj me thirrjen ndaj grave: “Dua që çdo person që po e dëgjon këtë podcast të shkojë të kontrollohet dhe t’i nënshtrohet një ekzaminimi”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]