Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kandidati i FSK-së përzgjedhet për të qenë pjesë e Akademisë së Forcave Ajrore Amerikane

nga Revista Kosovarja

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se për herë të parë që nga formimi i FSK-së, një kandidat është përzgjedhur për të qenë pjesë e Akademisë së Forcave Ajrore Amerikane.

Mbi artikull

Ky lajm është bërë i ditur në rrjetin social Twitter nga profili zyrtar i FSK-së.

FSK ka falënderuar partnerin strategjik të Kosovës, ShBA-në dhe ambasadën e tyre në Kosovë.

“Lajm i mrekullueshëm sot! Për herë të parë që nga themelimi i FSK-së, duke iu falënderuar partnerit tonë strategjik, Akademisë së Forcave Ajrore Amerikane, FSK-ja tani e ka kandidatin e parë që është përzgjedhur për të qenë pjesë e Akademisë së Forcave Ajrore të ShBA-së, në gjeneratën e 2024-ës. Faleminderit, Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Moneytizer Paragrafi 4

Më të fuqishëm së bashku”, njoftohet në Twitter.