Teksa bota po përballet me një nga krizat më të thella që ka njohur nga një pandemi, e ku politika po punon për menaxhimin e situatës me sa më pak pasoja, nga ana tjetër studime të ndryshme kanë nisur për të gjetur një ilaç për koronavirusin ku deri më tani nuk flitet për asgjë zyrtare por shpesh nga ekspertë të ndryshëm janë dhënë lajmë pozitive.
I tillë është edhe një lajm që vjen nga Britania e Madhe ku disa ekspertë thonë se e kanë gjetur një vaksinë për të ndalur përhapjen e COVID-19.
Sarah Gilbert, Profesoresha e Universitetit të Oksfordit, dhe që drejton kërkimin më të avancuar në Britani për një vaksinë deklaron se, është 80% e sigurt se arritja e ekipit të saj do të fillojë të funksionojë brenda vjeshtës.
Muajin e shkuar ajo ishte shprehur se vaksina mund të arrihej në fund të vitit, por tashmë ajo konfirmon një skenar më optimist duke qenë se testimet tek njerëzit pritet të fillojnë brenda dy javësh.Pavarësisht paralajmërimeve se një vaksine do t’i duhen 18 muaj për t’u prodhuar, profesoresha shprehet se skenari më i mirë për një produkt që funksionon është shtatori, nëse gjithçka shkon në mënyrë perfekte.