fbpx

Kanë luajtur shumë role bashkë, aktorët e famshëm kuptojnë se mund të jenë vëllezër

nga Revista Kosovarja

Matthew McConaughey dhe Woody Harrelson janë jo vetëm kolegë, por ka gjasa që ata mund të jenë edhe vëllezër.

Duke folur në podcast-in “Let’s Talk Off Camera” të Kelly Ripa-s, ishte vetë McConaughey i cili foli në lidhje me ngjashmërinë e kiminë mes tyre, teksa zbuloi se zbuloi se nëna e tij e njihte të atin e Harrelson-it, duke nënkuptuar se mund të kishte pasur një “njohje” mes tyre.

“Shohim foto dhe familja ime mendon se në shumë foto të tij jam unë. Familja e tij mendon se në shumë foto të miat është ai. Ishin bashkë në Greqi disa vite më parë dhe po flisnim se sa të lidhura ishin familjet tona, kur nëna ime, e cila ishte atje dhe tha, ‘Woody, unë e njihja babin tënd’”- tregoi aktori.

Aktorët, që mund të jenë edhe vëllezër, së shpejti do të bëjnë edhe një test ADN-je, por kur Matthew ta mendojë të arsyeshme sepse sic shprehet ai, për Woody-n është më e lehtë, ndërsa për të pak më e vështirë që të mësojë pas kaq vitesh se cili është babai i tij i vërtetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]