Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kantautori i njohur italian anulon të gjitha koncertet e tij: Jam me kancer, por i qetë dhe me besim

nga Revista Kosovarja

Kantautori i njohur italian Fabio Concato ka bërë publike gjendjen e tij shëndetësore, duke njoftuar se po përballet me një diagnozë kanceri.

Mbi artikull

Kantautori i njohur italian Fabio Concato ka bërë publike gjendjen e tij shëndetësore, duke njoftuar se po përballet me një diagnozë kanceri.

Lajmi u konfirmua nga vetë artisti 72-vjeçar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas ndërprerjes së papritur të koncerteve në fund të muajit qershor.

“Të dashur miq, dua t’ju njoftoj se u detyrova të anuloja koncertet e mia në fund të qershorit për shkak të kancerit”, shkroi Concato. “Po i nënshtrohem trajtimit me shumë vetëbesim dhe jam shumë i qetë. Do t’ju informoj sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë ata që më kanë shkruar duke shprehur shqetësimin dhe dashurinë e tyre. Do të jem në kontakt së shpejti dhe ju dërgoj një përqafim të madh”.

Moneytizer Paragrafi 4

Muajin e kaluar, Concato kishte anuluar të gjitha koncertet e planifikuara për korrik dhe gusht, duke deklaruar se vendimi ishte marrë për arsye shëndetësore dhe nevojë për kontrolle mjekësore të vazhdueshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]