fbpx

Kanye West blen shtëpi mbi katër milionë dollarë afër ish-partneres së tij, Kim Kardashian

nga Revista Kosovarja

Vetëm dy javë më parë ishte Kim Kardashian ajo e cila kërkoi nga gjykata të ja miratojë kërkesën për beqare.

E pas kësaj si duket, Kanye Wwst ka vepruar menjëhere.

Ai ka blerë shtëpi prej 4.5 milionë dollarë afër shtëpisë tashmë të ish gruas së tij Kimit.

Kjo shtëpi ndodhet në Los Angeles. Ai është babai i katër fëmijëve të Kimit, dhe tashmë është pronar i një shtëpie me pesë dhoma gjumi.

Kanye ka shprehur publikisht javët e fundit se dëshiron ta rikthejë Kimin.

Kanye pagoi 4.5 milionë dollarë për pronën – 421,000 dollarë më shumë se çmimi i fillestar, për t’u siguruar që të mos kishte oferta tjera, shkruan DailyMail.

Blerja e Kanye vjen pasi ai iu lut publikisht ish-partneres së tij, Kim që të ‘kthehej’ tek ai gjatë koncertit të Larry Hoover me Drake.

Dhe gjatë një interviste të 4 nëntorit për Drink Champs, Kanye iu referua Kimit si ‘gruaja’ e tij në kohën e tashme dhe pretendoi se ai nuk ishte ende i divorcuar nga ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]