fbpx

Kanye West drejtor i Louis Vuitton?

nga Revista Kosovarja

Kanye West i njohur si Ye, së shpejti mund të debutoj me punë të re.

Reperi dhe stilisti është në bisedime për t’u bërë drejtor artistik i koleksionit të meshkujve të Louis Vuitton.

Kjo ide erdhi pas vdekjes së mikut të tij, Virgil Abloh. Sipas një burimi pranë Ye, ata e kishin diskutuar këtë para se Abloh të ndërronte jetë.

Abloh filloi punën në vitin 2010 si drejtor i kompanisë Ye’s Donda. Në vitin 2018 u bë drejtori i parë me ngjyrë i Louis Vuitton. Në fund të muajit të kaluar, stilisti vdiq nga kanceri në moshën 41-vjeçare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]