fbpx

Kanye West: Më lëndohen ndjenjat që njerëzit mendojnë se jam “i çmendur”

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur amerikan Kany West, gjatë pjesëmarrjes së tij në Tucker Carlson, në Fox News, ka deklaruar se lëndohet kur njerëzit mendojnë se ai është i “çmendur”.

“Më lëndohen ndjenjat që njerëzit mund të pyesin: Hej, a je mirë?” tha ai.

Gjatë pjesës së dytë të intervistës së tij, që u transmetua këtë të premte, 45-vjeçari, shtoi se njerëzit vazhdojnë të përdorin shprehjen “Oh ai është i çmendur, ai është i çmendur”, raporton
People.

Vërejtjet e fundit të West vijnë pasi ai mori reagime nga një postim shqetësues që ia dërgoi Boosie Badazz (ish Lil Boosie), pasi reperi tjetër kritikoi bluzën e West Lives Matter.

“Mos fol për mua Lil Boosie, fol me mua”, shkroi ai në Twitter në një mesazh me shkronja të mëdha.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]