Marrëdhëniet sentimentale në Hollywood zakonisht rezultojnë kalimtare për disa prej yjeve të famshëm.
Ky është rasti i reperit Kanye West, i cili duket se është ndarë nga partnerja e tij, Chaney Jones, pas katër muajsh lidhje.
Ish-bashkëshorti i Kim Kardashian ishte përpjekur të krijonte një lidhje dashurie me një grua që fizikisht ishte shumë e ngjashme me nënën e fëmijëve të tij.
Dhe në përgjigje të komenteve se në fizik dukej e ngjashme me Kim Kardashian, Chaney nuk kishte bërë asnjëherë ndërhyrje në fytyrë e po ashtu edhe format trupore të saj ishin natyrale.