fbpx

Kanye West vazhdon me deklaratat bombë, zbulon marrëdhëniet e ish-vjehrrës

nga Revista Kosovarja

Kanye West i ka shokuar të gjithë me deklaratën e radhës duke u shprehur se Drake ka fjetur me ish-vjehrrën e tij, Kris Jenner.

Teksa ishte i ftuar në podcastin Drink Champs, Kanye lavdëroi shumë Drake, me të cilin bëri paqe Dhjetorin e kaluar pas një konflikti që patën, duke e cilësuar tani si “reperin më të madh ndonjëherë”.

Më pas ai aludoi se Drake kishte kryer marrëdhënie seksuale me Kris Jenner e cila është 31 vite më e madhe se reperi. Kjo nuk është hera e parë që Kris dhe Drake janë përfolur se kanë kryer marrëdhënie bashkë. Në vitin 2018, pati lajme se artisti kishte fjetur edhe me Kim Kardashian, por Kanye i hodhi poshtë thashethemet.

Gjatë paraqitjes së tij të mëparshme në “Drink Champs” Nëntorin e kaluar, Kanye hodhi poshtë idenë se Drake ka fjetur me ish-bashkëshorten e tij, me të cilën ai ka katër fëmijë dhe aktualisht është i përfshirë në një divorc.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]