fbpx

Kapet në flagrancë duke vjedhur, arrestohet një 34-vjeçar në Ferizaj

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi është kapur në flagrancë duke tentuar të kryejë një vjedhje në një market në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit, kur njësitet policore ndërhynë menjëherë pas pranimit të informatës për një rast të vjedhjes në tentativë. I dyshuari, F.Sh., 34 vjeç, është kapur brenda objektit nga vetë pronari i marketit, në momentin që po përpiqej të kryente vjedhjen.

Sipas pronarit, i njëjti person dyshohet se ka kryer edhe katër raste të mëparshme vjedhjesh në të njëjtin market, ku janë marrë produkte ushqimore dhe pije të ndryshme.

Gjatë intervistimit nga hetuesit, i arrestuari ka pranuar veprat, duke deklaruar se përveç rastit të sotëm, ka kryer edhe vjedhje të tjera në të njëjtin market, si dhe në një tjetër në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]