150
Objekti i ri që është në ndërtim e sipër i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan është kapluar nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Ushtruesi i detyrës së komandantit të zjarrfikësve në Lipjan, Sadri Shamolli tha se zjarri tashmë është lokalizuar.
“Ne lajmin e kemi marr për banesë, fatmirësisht ka qenë izolim i bodrumit. Është objekti i ri i QKMF-së në Lipjan” – tha Shamolli.
Ai tutje tha se materiali i djegur është stiropor e se dëmet janë minimale.
I njëjti tregoi se nuk ka ndonjë person të lënduar nga ky zjarr.