Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kaq duhet të jetë temperatura e dhomës gjatë natës

nga Revista Kosovarja

Pas një dite të gjatë dhe të lodhshme, të gjithë dëshirojnë një gjumë të qetë dhe të rehatshëm gjatë natës.

6-7 orë gjumë janë të nevojshme, jo vetëm për shëndetin tonë fizik, por edhe për mirëqenien tone mendore. Ekspertët shprehen se për një gjumë të qetë dhe të rehatshëm është e rëndësishme edhe temperatura në dhomë.

Sipas tyre, temperatura e dhomës së gjumit duhet të jetë rreth 19 gradë Celsius. Kjo temperaturë konsiderohet ideale për një gjumë pa probleme gjatë natës.

Nëse temperatura e dhomës është shumë e lartë ose shumë e ulët, ajo ndikon në temperaturën e brendshme të trupit, duke prishur gjumin. Kështu që, një temperaturë 19 gradë Celsius ndihmon trupin të qetësohet dhe kontribuon në një gjumë pa probleme.

Moneytizer Paragrafi 4

Foshnjat janë ato që kanë nevojë për një temperaturë pak më të lartë të dhomës, sesa të rriturit.

Përveç rregullimit të temperaturës tuaj të dhomës, sigurohuni që dhoma të jetë e errët gjatë dhe dysheku juaj duhet të jetë i rehatshëm, që të mund të keni një gjumë të qetë gjatë natës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]