Pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, këngëtarja Egli Tako duket se ka ditur ta shfrytëzojë në maksimum famën dhe vëmendjen e marrë nga formati.
Me një rikthim të fuqishëm në muzikë dhe një imazh shumë më të guximshëm, Egli është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar të momentit.
Ajo ka arritur të rimarrë veten shumë shpejt, duke publikuar projekte të reja muzikore dhe duke fituar gjithnjë e më shumë hapësirë në mediat rozë dhe rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.
Por, përveç muzikës, ajo po luan mjeshtërisht edhe me kuriozitetin e publikut për marrëdhënien e saj me Gjestin.
Duke qenë të dy figura të njohura, lidhja apo raporti i tyre i afërt ka mbajtur fansat dhe publikun të intriguar. Egli duket se është plotësisht e vetëdijshme për impaktin që ka kjo histori dhe po e përdor këtë vëmendje për të qëndruar në fokus.
Një strategji e zgjuar dhe një lëvizje e mençur nga ana e saj, pasi në një treg si ai shqiptar, ku fama është shpesh jetëshkurtër, Egli po arrin të kapitalizojë çdo mundësi për të qëndruar në qendër të vëmendjes dhe për të ndërtuar një karrierë më të qëndrueshme.