fbpx

Kaq është numri aktiv i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

nga Revista Kosovarja

61 raste të reja u konfirmuan dje si të infektuar me COVID-19.

Kësisoj numri i të infektuarve me koronavirus arriti në 15 mijë e 63 raste, nga gjithsej 62 mijë e 11 persona sa ishin të dyshimtë.

Si pasojë e këtij virusi deri më sot në Kosovë humbën jetën 613 persona, raporton Indeksonline.

Për fat të mirë janë 12 mijë e 570 raste që arritën të mundin këtë virus.

Numri aktiv i personave të infektuar me virusin COVID-19, tani për tani është 1 mijë e 880.

Raporti i djeshëm për COVID-19:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 61 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID).

Numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]