fbpx

Kaq paguhen ish-banorët e ”BBVA” për një postim në Instagram

nga Revista Kosovarja

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2” ish-banorët kanë nisur të influencojnë në rrjetet e tyre sociale.

Por tashmë postimet në Instagram janë kthyer në një përfitim për ta, ku regjistrohen shifra marramendëse.

“Luiz Ejlli është on top. Kur ka qenë brenda është paguar 1500-2000 për një post, ndërsa tani që ka dalë shifra më e lartë për postim 10 mijë euro”, tha Tomi Kallanxhi, ekspertit të IT-së.

Gazetari Andi Vrapi zbuloi për “Më lër të flas” se vendin e dytë e mban Efi, e më pas Kiara dhe të tjerët.

“Vendin e dytë e mban Efi me 2000 euro, ndërsa më pas vjen Kiara me 1000 euro. Pastaj vijnë Dea Mishel e personazhët e tjerë”, tha ai.

Eksperti i IT-së nuk la pa përmendur edhe VIP-at e tjerë, ku Bora Zemani dhe Arbana Osmani paguhen me shifra të larta për një postim. Njëkohësisht ai shtoi se ndikimi i medias së Top Channel ka ndikuar shumë për influencën që ata kanë krijuar tek njerëzit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]