Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kaq persona humbën jetën për 10 ditë nga koronavirusi

nga Revista Kosovarja

Rastet e para me COVID-19 janë shënuar në Kosovë që nga muaji mars. Shifrat e të infektuarve, por edhe të vdekurve, shënuan rritje, me kalimin e ditëve

Mbi artikull

Në fillim kishte numër të pakët të rasteve me përfundim fatal, por këto shifra shënuan rritje në pjesën e dytë të këtij viti.

Vetëm në dhjetë ditët e fundit në nivel vendor janë regjistruar mbi 100 të vdekur nga COVID-19, prej tyre 11 sot, duke çuar totalin në 401.

Në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 11.416 nga 43.984 persona të dyshimtë me SARS-CoV-2. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 7.191. Numri i rasteve ende aktive është 3.824.

Moneytizer Paragrafi 4

Pandemia me koronavirus shpërtheu në fund të vitit të kaluar në Ëuhan të Kinës, prej nga u përhap në të gjithë botën duke prekur miliona njerëz. Aktualisht, nuk ka ndonjë vaksinë për t’u mbrojtur nga virusi i shtatë i njohur për njerëzimin deri më tash.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]