fbpx

Kaq shumë është rritur vajza e Xhensilës – Ajka, i është bërë edhe shoqe

nga Revista Kosovarja

Xhensila Myrtezaj është një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare dhe mbetet aktive me projekte të muzikore, duke qenë edhe një nënë e përkushtuar ndaj vajzës së saj të vetme, Ajka.

Artistja jo rrallë herë ndan imazhe të bukura me të bijën, ashtu siç ka vepruar edhe këtë vikend, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja ka zgjedhur bregdetin për këtë vikend për ta kaluar me familjen e saj.

Ajo ka postuar disa fotografi të ëmbla ku ka pozuar buzë detit me të voglen e saj ku shihet se sa është rritur.

“Ajka ime”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazheve, ndërsa nuk munguan komentet e shumta nga ana e fansave të saj.

Ndryshe, përveç muzikës, Xhensila kohë më parë hapi edhe klinikën që për qëllim ka për kujdesin ndaj lëkurës.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]