Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Karantina e ndau këngëtarin e njohur nga ish missi

nga Revista Kosovarja

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Devis Xherahu dhe ish-missi Ertemiona Mejdani janë prej vitesh së bashku në një lidhje dashurie.

Në një intervistë muaj më parë, çifti u shpreh se janë gati për t’u martuar, por karantina i ka gjetur ata të ndarë.

Devisi ka treguar për “Panorama plus” se ata nuk kanë qenë bashkë gjatë periudhës së karantinës pasi kishin detyrime ndaj prindërve të tyre. Këngëtari u shpreh se u ka munguar prania e njëri-tjetrit, por theksoi se ndjenja fiton mbi çdo pandemi.

Moneytizer Paragrafi 4

“Faktikisht, ne nuk ishim bashkë gjatë karantinës, sepse si unë dhe Ertemiona kishim detyrime te prindërit tanë, (Ertemiona edhe për gjyshen), pasi janë pensionistë. Dhe të them të drejtën, na ka munguar prania e njëri-tjetrit, por gjithmonë fiton ndjenja mbi çdo pandemi”, tha Devisi për gazetaren Klotilda Harka.

I pyetur nëse e kanë diskutuar planin për t’u bërë prindër, këngëtari u përgjigj: “Tani unë mendoj që nuk të bën prind karantina, por ajo që ka planifikuar Zoti dhe ne i besojmë atij”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]