fbpx

Kasata me fruta në kushte shtëpie

nga Revista Kosovarja

Lëpirëset dhe kasatat e ftohta shijojnë shumë dhe na shuajnë etjen në këto ditë të nxehta, por për t’i bërë sa më të shëndetshme duhet të zgjedhim përbërës sa më të shëndetshëm.

Përbërërësit

Kivi
Luleshtrydhe
Boronica
Pjeshkë
Mango
Lëng sipas dëshirës (Fanta, Coca-Cola, lëng frutash, Sprite)

Udhëzimet

Lajmë frutat, i qërojmë sipas nevojës dhe i ndajmë në copa jo shumë të vogla.

Kivit i ndajmë në feta të rrumbullakëta, luleshtrydhet, pjeshkët dhe mangon i ndajmë në feta.

Mbushim gotat e zgjedhura plot me fruta duke i ngjeshur pak me dorë.

Shtojmë avash avash lëngun, i kontrollojmë format që të jenë të mbushura mirë deri në fund dhe të mos kenë hapësira.

U vëmë nga një shkop akulloresh dhe i lëmë në frigorifer në ngrirje për një natë.

Nëse nuk keni gota të posaçme, mund të përdorni gota kosi bosh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]