fbpx

Katër aksidente të njëpasnjëshme në Komoran të Drenasit

nga Revista Kosovarja

Si shkak i motit me shi, është rritur numri i aksidenteve në komunikacion.

Katër aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht afër Komoranit.

Sipas fotografive të dërguara nga lexuesit, një veturë shihet së është rrokullisur dhe dalë nga rruga.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë në rajonin e Drenasit dhe po merren me rastin.

Ndërkaq, si shkak i këtyre aksidenteve është krijuar edhe kolonë automjetesh

Zyrtarisht ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidentet në fjalë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]