Vijnë të dy nga qyteti i Ferizajt por një sherr i ndodhur vite më parë ka bërë që Fifi dhe Mentor Haziri të prishin raportet.
Nga sherri i bujshëm kanë kaluar katër vite por dyshja vazhdojnë të kenë hatërmbetje me njëri-tjetrin.
I ftuar sot në “E diell”, Mentori tregoi se vazhdon të mos ketë asnjë kontakt me Fifin dhe kur u pyet më tej tha se nuk ia vlen të flitet më për atë çështje.
“Nuk kam komunikim apo kontakte. Nuk ka qenë asgjë e rëndësishme. Ishte thjesht një votim te “Kënga Magjike” dhe nuk ia vlen të flasim për atë gjë”, tha ai.
Sherri mes tyre ndodhi në vitin 2018, kur Mentori komentoi performancën e Fifit duke u shprehur se ajo kishte stonuar. Debati vazhdoi me postime në rrjete sociale, që sigurisht shkaktuan lajme dhe komente të shumta.