Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

KDI i reagon ashpër Kurtit: Urgjentisht të ndalet kapja e bordeve të ndërmarrjeve publike

nga Revista Kosovarja

Bordi i përkohshëm i Telekomit të Kosovës, përmes një komunikate për media ka shtjelluar hapat që i ka ndërmarr që nga emërimi i tij nga Qeveria e Kosovës.

Mbi artikull

Ky Bord thotë se gjendja financiare dhe qëndrueshmëria e TK-së është rënduar tej mase si pasojë e vendimeve jo rrallë herë të gabuara: si ato të qëllimshme, ashtu edhe nga ato nga mungesa e vizionit gjatë vendimmarrjes. Kësisoj, TK ka hyrë në obligime financiare afatmesme e afatgjatë, të panevojshme, të cilat e kanë rënduar edhe më shumë gjendjen në TK.

Po ashtu gjendjen më të rëndë sipas Bordit e bën edhe epidemia e shkaktuar nga virusi COVID-19.

Kjo është komunikata e plotë:

Në strategjinë e zgjerimit të BE-së për shtetet e Ballkanit perëndimor, citohet se këto shtete, ku bën pjesë edhe Kosova tregojnë elemente të qarta të kapjes së shtetit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administratës. Edhe KDI, si pjesë e rrjetit global Transparency International ka raportuar në vazhdimësi për elemente të kapjes së shtetit në sektorë të rëndësishëm, ndërsa në veçanti ka kritikuar praktikat e kapjes së bordeve të ndërmarrjeve publike dhe vendosjen e njerëzve jokompetentë e partiakë.

Moneytizer Paragrafi 4

KDI po ndjek më shumë shqetësim veprimet e Qeverisë në detyrë, e cila në kohë të pandemisë COVID 19po vazhdon me shkarkimin e bordeve ekzistuese të ndërmarrjeve për t’i zëvendësuar ato me njerëz të subjektit të tyre. Vendosja e figurave që më parë ishin kandidatë për subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, është në kundërshtim me ligjet e këtyre ndërmarrjeve publike dhe në kundërshtim me premtimin kryesor që bordet do të çkapen nga politika e do të jenë profesionale, të pavarura dhe me integritet.

Qeveria në detyrë urgjentisht duhet ta ndaloj një praktikë të tillë, ndërsa procesit të rekrutimit duhet t’i parapri shpallja e konkurseve publike në mënyra që në këto borde të rekrutohen njerëz me kredibilitet, integritet e profesionalizëm. Qeveria në detyrë duhet që të vazhdojë memorandumet e bashkëpunimit me Ambasadën Britanike në Kosovë, për rekrutimin e bordeve dhe pozitave tjera udhëheqëse në Kosovë, ashtu që të kemi përmes një procesi transparent e llogaridhënës me ndihmën e Ambasadës dhe nën mbikëqyrjen e shoqërisë civile të mundësohet zgjedhja e bordeve të ndërmarrjeve publike të jenë profesionale e jo politike, me integritet e jo të kapura.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]