Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka tërhequr vëmendjen e publikut me një paralajmërim të papritur në rrjetet sociale.
Nëpërmjet një postimi në Instagram Story, ai bëri të ditur se është në përgatitje të një këngë të re, e cila pritet të publikohet së shpejti.
Në tekstin e postimit, Stresi shkruan: “Ufffffff… 1 drill e boj i herë n’vit, por ju fiki juve drrillerave! Kjo do jetë krejt diçka tjetër…”
Me këtë deklaratë provokuese, Stresi jo vetëm që njofton projektin e tij muzikor, por edhe duket se thumbon reperë të tjerë që i përkasin zhanrit ‘hip-hop’.
Edhe pse nuk përmend ndonjë emër të veçantë, komentet në rrjete sociale kanë shpërthyer me spekulime se kujt mund t’i drejtohet ky mesazh.
Disa fansa mendojnë se mund të jetë një provokim i qëllimshëm ndaj disa reperëve të rinj, të cilët janë identifikuar me këtë stil, ndërsa të tjerë e shohin si një deklaratë vetëbesimi nga ana e Stresit për të treguar se ai mbetet ende një figurë dominuese në skenën e hip-hop-it shqiptar.
Kënga e re, që sipas reperit do të jetë “krejt diçka tjetër”, ka ngjallur kuriozitet të madh.
Deri më tani nuk ka një datë të saktë për publikimin, por fansat e tij po e presin me padurim për të parë nëse ky projekt do të përmbushë pritshmëritë dhe nëse do të sjellë tensione të reja në skenën muzikore.