fbpx

“Ke thënë që ke dikë jashtë”, Arbri kërkon sqarim nga Einxhel

nga Revista Kosovarja

Einxhel dhe Dj Dagz për një periudhë kohe dukej se po na jepnin shenjat e para për një lidhje romantike mes tyre.

Shpesh ata kanë ngacmuar njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ka patur flirte e ngacmime, por gjërat nuk kanë shkuar më tej.

Sakaq, Dagz duket se ka patur edhe dyshimet e veta, lidhur me marrëdhëniet e Einxhelit jashtë. Së fundmi gjatë një diskutimi ai ka provuar të sqarohet me të.

“Ti e ke thënë vet që ke pasur dikë jashtë,Meridiani nuk është bazuar në ato fjalë që kanë ndodhur atë natë”,– tha Arbri.

“Meridiani kur unë i kam thënë punën e të dashurit ka qenë banor i shtëpisë nuk ka qenë jashtë edhe unë nuk e kam thënë në sy të Meridianit”,-tha Einxhel.

Moderatorja i referohet bisedës së pak javëve më parë, kur përflitej se Einxhel dhe Valoni, që tashmë është larguar, mund të kishin patur një lidhje shumëvjeçare jashtë. Madje këngëtari i kishte dedikuar edhe këngë, dyshime që i hodhi poshtë Valoni, menjëherë pas eleminimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]