fbpx

“Ke vetëbesim të tepruar” – Gania Gërmia debaton me Linda Halimin

nga Revista Kosovarja

Një debat tjetër ka nisur në mes të dy banorëve të shtëpisë së famshme të BBVK.

Bëhet fjalë për Gani Gërminë dhe Linda Halimin, të cilët gjatë një diskutimi edhe ma banorët e tjerë folën rreth vetëbesimit të këngëtares.

Ishte Gania ai që e ka kritikuar Lindën duke pretenduar se ka “vetëbesim të tepruar”, koment të cilit artistja iu kundërpërgjigj.

“Ti nuk mund ta përballosh vetëbesimin tim, se meshkuj si ti mendojnë që femra duhet me e mbyllë gojën. Ajo është gjëja më atraktive që mund të kesh, unë edhe meshkujt që kanë shumë vetëbesim i vlerësoj shumë, kush je ti të ma humbësh vetëbesimin, asnjë njeri në botë nuk mund të ma humb vetëbesimin se e kam ndërtuar me vite”, ka thënë pos tjerash Linda.

Kujtojmë që ky diskutim erdhi edhe si rrjedhojë i disa deklaratave që Linda ka bërë së fundmi në lidhje me dy banorët e tjerë Bleron dhe Azemin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]