fbpx

Keanu Reeves reagon pas vdekjes së kolegut të tij në “John Wick”

nga Revista Kosovarja

Ylli i filmave, Keanu Reeves ka thënë se është ‘zemërthyer’ për lajmin e vdekjes së Lance Reddick.

Dyshja që punuan së bashku në serinë e filmave John Wick të Chad Stahelski, krijuan një lidhje të fortë gjatë viteve.

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar dhe zemërthyer për humbjen e mikut dhe kolegut tonë të dashur Lance Reddick”, thanë Reeves, 58 vjeç dhe regjisori Chad Stahelski në një deklaratë të përbashkët për Variety.

“Ai ishte profesionisti i përsosur dhe ishte kënaqësi për të punuar me të. Dashuria dhe lutjet tona janë me gruan e tij Stephanie, fëmijët, familjen dhe miqtë e tij”, shtuan tutje ata.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]