fbpx

Kejvina Kthella pranon se ka kryer ndërhyrje estetike: “Buzën si qershi…”

nga Revista Kosovarja

Të rralla janë femrat e shoubizit shqiptar, që pa komplekse e pranojnë se kanë bërë ndërhyrje estetike.

Kejvina Kthella si një nga vajzat shumë të komentuara e të ndjekura në rrjete sociale, fare lehtë ka pranuar se ka bërë ndërhyrje në buzë dhe se ndihet shumë e kënaqur me këtë, shkruan “Kosovarja”.

“Buza si qershi…” ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, ku gjithë fokusi është te buzët e saj.

Biondja bukuroshe arrin gjithmonë të marrë vëmendje me posimet e shpeshta që bën, shumica prej tyre fotografi provokuese, ku modelja vë në pah linjat perfekte trupore.

Së fundmi, bukuroshja ka udhëtuar për në Dubai, ku edhe po e feston ditëlindjen bashkë me disa nga koleget e saj siç është Arta Elezaj./Kosovarja/



Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]