Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kek me dardhë për pasdite të ëmbla

nga Revista Kosovarja

Një ëmbëlsirë e lehtë, e thjeshtë për t’u përgatitur, perfekte për të shoqëruar një çaj ose lëngun e frutave pasdite.

Përbërësit:

500 g dardha

1 limon (lëkura dhe lëngu)

Moneytizer Paragrafi 4

2 vezë

100 g sheqer

40 g vaj/gjalpë

190 g miell

Fryrës keku

Përgatitja:

Pastrojmë dardhat dhe i presim në kubikë, shtrydhim limonin dhe i lyejmë dardhat me limon që mos nxihen. Në tas rrahim vezët me sheqerin, shtojmë vajin ose gjalpin e tretur dhe në fund miellin me fryrësin. Formojmë brumin e kekut dhe shtojmë copat e prera të dardhës, e vendosim brumin në tavën e lyer me gjalpë dhe miell. Vendosim sipër feta dardhe dhe e pjekim në furrë të para ngrohur me 180 gradë për 4 minuta, ose derisa prova me shkop druri të dali e pastër. E shërbejmë me sheqer pluhur dhe lëkurë limoni.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]