fbpx

Kelly zbulon pas daljes se Rozana është tallur me partneren e tij , ja çfarë i ka thënë

nga Revista Kosovarja

Kelly ishte një nga banorët e “Big Brother VIP Albania 4”, i cili u eliminua nga shtëpia mbrëmjen e së martës.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Kelly ndau me publikun historinë prekëse të partneres së tij, e cila po përballet me një sëmundje të rëndë.

Pas daljes nga spektakli, Kelly ka bërë një deklaratë tronditëse në një intervistë për TAR.

Ai zbuloi se Rozana Radi është tallur me partneren e tij të sëmurë. Sipas Kelly-t, Rozana i ka thënë: “Shko merr një tufë flokësh.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]