fbpx

Këmbësori i goditur për vdekje në Bresje, varroset sot

nga Revista Kosovarja

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Bresje të Fushë Kosovës, ku një këmbësor është goditur nga një veturë dhe ka humbur jetën.

Viktima, i identifikuar si Selim Muçiq, do të varroset sot në fshatin Llapashticë e Epërme, në një ceremoni që do të mbahet në ora 17:00.

Ndërkaq, lidhur me rastin, shoferi i veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje nga autoritetet për hetime të mëtejshme.

Policia ka nisur procedurat për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]