10
Një këmbësore ka marrë lëndime pas goditjes me veturë dje në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë.
Viktima pasi ka marrë tretman mjekësor në vendngjarje është dërguar në emergjencë.
“Rr. Zagrebi, Prishtinë 24.05.2025, 14:00. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes dhe më pas është dërguar në Emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm”, ka njoftuar policia.