Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna, është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore, duke dëshmuar edhe një herë se mbetet një nga emrat më të spikatur të showbizit shqiptar.
Pas një periudhe të shkurtër mungese, Tuna ka mahnitur fansat me performanca të reja dhe projekte muzikore që po priten me shumë entuziazëm.
Në fotot e fundit të publikuara në rrjete sociale, përveç stilit të saj karakteristik dhe elegancës së natyrshme, ajo ka tërhequr vëmendjen me një detaj të veçantë: thonjtë e saj të artë, shkruan “Kosovarja”.
Unike si gjithmonë, Tuna di të sjellë diçka ndryshe sa herë që ngjitet në skenë apo shfaqet para kamerave.