Tayna dhe Azeti po shijojnë sukseset e para të duetit.
Tayna dhe Azeti në orët e para të ditës së sotme publikuan projektin e shumëpritur “Ti harro”, të cilit ia bashkëngjitën edhe videoklipin.
Projekti i dyshes po pritet mirë në orët e para të publikimit dhe kanë marrë komente pozitive nga fansat dhe kolegët e tyre.
Me anë të rrjeteve sociale, Tayna dhe Azet kanë njoftuar se kënga e tyre është e para në Shqipëri e Kosovë, e dyta në Gjermani dhe e treta në Austri.
Ajo po dëgjohet shumë edhe në Zvicër, Maqedoni, Itali e Slloveni.
Deri tani, “Ti harro” nga Tayna dhe Azet ka arritur shifrën prej 1 milion klikimeve në më pak se 24 orë nga publikim.