Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Deri në 3,000 euro gjobë për ‘vjedhjen’ e rërës në këtë plazh

nga Revista Kosovarja

Disa njerëz po përballen me gjobë deri në 3,000 euro, për heqjen e rërës së plazhit dhe guaskave nga ishulli italian i Sardenjës, raportojnë mediet lokale.

Mbi artikull

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, autoritetet thanë të shtunën se 41 individë ishin raportuar për vjedhjen e rreth 100 kilogramë të sendeve nga plazhet në incidente të veçanta.

Rëra e bardhë e famshme e Sardenjës cilësohet e çmuar në ishull dhe është rreptësisht e ndaluar ta heqësh atë.

Tregtia e rërës, guralecëve dhe e guaskave të Sardenjës u bë e paligjshme në vitin 2017.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjobat e vendosura mund të duken të rënda, raporton BBC, por prej vitesh banorët e ishullit janë ankuar për vjedhjen e pasurive të tyre natyrore.

Turistët, kryesisht evropianë dhe përfshirë disa italianë, thuhet se e marrin rërën për ta mbajtur si “dekor”, ose e vendosin në ankand.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]