fbpx

Këngëtari i famshëm shfaqet me fustan rrugëve të New Yorkut

nga Revista Kosovarja

Sam Smith tregoi të brendshmet e tij gjatë një shëtitjeje në New York, të shtunën.

I veshur me një fustan të bardhë të tejdukshëm dhe me pelerinë, këngëtari 31 vjeçar, ngriti materialin e rrjedhshëm të fustanit për të shfaqur të brendshmet e tij me vija blu.

Në rrugët e rrëmujshme të New Yorkut, Sam po shkonte në “The Duplex” së bashku me një grup miqsh kur vendosi të tregojë se çfarë fshihet poshtë fustanit të tij, shkruan DailyMail.

Sam doli i veshur me një palë çizme perëndimore ngjyrë kafe dhe për aksesorë kishte një çantë dore me stampa prej lëkure të gjarprit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]