fbpx

Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të dytë

nga Revista Kosovarja

Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë bërë prindër për herë të dytë.

Biel ka sjellë në jetë një djalë dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari në “Ellen DeGeneres Show.”

Krijuesit i hitit “Cry me a river” zbuloi gjithashtu dhe emrin e fëmijës.

“Emri i tij është Phineas. Ai është i mrekullueshëm dhe kaq i lezetshëm. Nuk po na lë të flemë, por jemi të entuziazmuar të lumtur dhe mirënjohës”, tha Timberlake.

Timberlake dhe Biel u martuan në vitin 2012. Ata kanë edhe një djalë 5-vjeçar me emrin Silas.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]